SPORT, 18 Nëntor 2020, 16:52

Liga e Kombeve/ Gol në pozicion të pamundur, Manaj shënon golin e tretë

Liga e Kombeve/ Gol në pozicion të pamundur, Manaj shënon golin e

Shqipëria nuk heq dorë nga tentativa për të kopsitur rezultatin dhe e bën me Rey Manaj në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi kuqezi insiston në zonë dhe në një kënd gati të pamundur, shkarkon të djathtën duke mundur për herë të tretë portierin bjellorus. Kuqezinjtë shkojnë kështu në dhomat e zhveshjes me një rezultat komod ndaj Bjellorusisë, 3-1, për të arritur kualifikimin me vendin e parë në grup.