TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ervin Bulku ka qenë një motor në mesfushën e Tiranës apo dhe ekipit Kombëtar, aty ku tani ka postin e zv.trajnerin. I ftuar në “Sport Time” pas ndeshjes së fituar ndaj Kazakistanit, por dhe për gjendjen e kuqezinjve në prag të një sfide vbendimtare si ajo me Bjellorusinë, Ervin Bulku fillimisht ka pohuar: “Sigurisht që po, jam i kënaqur shumë për fitoren ndaj Kazakistanit, por tani kemi nisur të përgatitim ndeshjen e radhës. Po analizojmë ato që bëmë mirë dhe ato që gabuam dje, për t’i korrigjuar dhe për të bërë më të mirën në ndeshjen e radhës.”
Bjellorusia
“Ne duhet të fitojmë me çdo kusht ndeshjen me Bjellorusinë, pasi nëse duam të arrijmë në vendin e parë në grup, na duhen tri pikët. Mundësitë i kemi dhe çdo gjë e kanë lojtarët në këmbët e tyre.”
Goli i Cikalleshit
Goli i Cikalleshit ishte i pari gol kuqezi në stadiumin më të ri në vendin tonë, “Air Albania” dhe sipas Bulkut…: “E përjetuam shumë mirë golin e Cikalleshit dhe normalisht që e festuam, por gjithçka mbaroi me mbylljen e ndeshjes, pasi menjëherë u nisëm në vendgrumbullim dhe filluam të mendojmë për ndeshjen e radhës.”
Eksperienca
Sipas Ervin Bulkut edhe pse po bëhet rinovim vazhdimisht i grupit, me prurje nga Shpresa U-21 apo dhe nga kampionati si dhe jashtë, lojtarët me eksperiencë janë të domosdoshëm… “Çdo futbollist ka moshën apo ciklin e tij, por në ekipin kombëtar thirren gjithmonë ata që janë në formën më të mirë. Përfaqësueset nuk janë si një skuadër të cilën e stërvit çdo ditë, por grumbullohen vetëm me raste dhe normalisht që luajnë ata që janë në gjendje më të mirë.”