SPORT, 18 Nëntor 2020, 14:42

Liga e Kombeve/ Finalja me Bjellorusinë, ja formacioni i Shqipërisë

Shqipëria luan sot (16:00) finalen për një vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Nations League. Kuqezinjtë e Edi Rejës presin Bjellorusinë në “Air Albania”, takim që duhet fituar për ta mbyllur në krye të grupit.

Amir Abrashi dhe Elseid Hysaj janë mungesat e mëdha në këtë sfidë, teksa trajneri italian i kombëtares ka vendosur për “luftëtarët” që do e nisin ndeshjen e sotme si titullarë. Jurgen Gjasula rikthehet si titullar në mesin e fushës.

Ashtu siç pritej, Qazim Laçi do të jetë zëvendësuesi i “pitbullit” Abrashi, teksa Albi Doka do tëzërë vendin e Hysajt. Myrto Uzuni ka përfunduar në stol, teksa si titullar do ta nisë Hysen Memolla. Sulmi nuk ndryshon dhe dyshja Manaj-Cikalleshi kanë detyrim shënimin e golave. /abcnews.al

Rreshtimi i SHQIPËRISË

Berisha – Ismajli, Gjimshiti, Veseli – Doka, Gjasula, Laçi, Memushaj, Memolla – Manaj, Cikalleshi