LIFESTYLE, 2 Nëntor 2022, 13:30

WhatsApp bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me mesazhet

WhatsApp bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me

Në një përpjekje për ta bërë më të lehtë ruajtjen shënimeve, fotove apo videove, WhatsApp në pronësi të Meta-s, po punon për të prezantuar një veçori që do t’i lejojë përdoruesit t’i dërgojnë më lehtë vetes mesazhe. Platforma më e njohur e mesazheve në botë po kryen një provë duke shpërndarë “mesazhe për veten” për një grup të përzgjedhur testuesish beta të WhatsApp.

Ky opsion do të ndihmonte përdoruesit për të ruajtur informacion, fotografi, apo edhe artikuj nga media, të cilin më pas mund ta hapë në pajisje të ndryshme, duke kursyer kohë. 

Gjithashtu, brenda aplikacionit Android, biseda me numrin tuaj të telefonit do të jetë gjithashtu e disponueshme në listën tuaj të kontakteve në platformë, në mënyrë që të bëhet më e lehtë për ju të arrini bisedën tuaj nëse nuk e keni në listën e bisedave.