TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ervis Belollari është shqiptari që po korr sukses në kinematografinë turke. Ai tashmë ka një rol në serialin e suksesshëm “Osmani”.
Ai ka treguar për “ABC e Mëngjesit” si u bë pjesë e këtij seriali dhe rolin që ka. Ervisi zbuloi se aktori i parë që e ka afruar fillimisht në sheshxhirime ishte Burak Özçivit.
Ai zbuloi edhe disa nga prapaskenat e serialit, ku aktorët luftonin vërtet, madje kishin shkuar edhe në spital.
“Unë jam 23 vjeç, jam me origjinë nga Pogradeci, po jam rritur në Librazhd. Kam studiuar në Turqi dhe që 7 vjeç kam pasur dëshirë të bëhesha pjesë e serialeve turke. Thoja kur i shikoja nga ekrani që do të shkoj një ditë atje.
Jam një nga mbrojtësit e kalasë së osmanëve, një nga pozicionet më të larta që mund të kesh është ky. Janë edhe tre aktorë shqiptarë nga Maqedonia që luajnë aty.
Ditën e parë kur kam shkuar në xhirime, nuk doja të ndihesha larg dhe u afrova.
I pari që erdhi ishte Burak Özçivit dhe i thash “Jam nga Shqipëria. Është kënaqësi të bëhem pjesë e serialit”.
"Shpatat janë të vërteta dhe duart më janë bërë plagë. Kam thënë mos më merrni më në luftë, më lini në pozicionin e kalasë së osmanëve. Ka aktorë që janë vrarë dhe kanë shkuar në spital. Çfarë nuk ndodh, është njësoj si një luftë e vërtetë”, u shpreh Ervisi.