LIFESTYLE, 30 Tetor 2022, 19:56

“E dashura më la”/ I riu tregon vështirësitë në Greqi për shkak të emrit: Gazmend në greqisht shqiptohet “Gazma”, përkthehet kazmë! Shokët më tallnin

“E dashura më la”/ I riu tregon vështirësitë

“E dashura më la sepse e gënjeva për emrin. Shokët më bullizonin për emrin tim”. Kjo është vetëm një pjesë e historisë të cilën Gazmendi vendosi ta rrëfejë sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ku ishte ftuar nga nëna e tij, me të cilën kishte 5 vite pa folur dhe pa e takuar.

Emri “Gazmend” ka bërë që i riu të mos flasë me nënën e tij, Luljetën e cila prej vitesh ndjen mungesën e të birit. Edhe gjatë seancës së ndërmjetësimit, Gazmendi nuk ka preferuar që të takojë nënën e tij.

Ai tha se vetëm kur të ndryshojë emrin Gazmend, do të flasë sërish me mamanë. Ndër historitë që Gazmendi ka treguar, ai ka shkëputur një episod të marrëdhënies së tij me një vajzë.

Prej kompleksit që kishte ndaj emrit të tij, Gazmendi tha se nuk i kishte treguar të dashurës emrin e vërtetë, por atë të pagëzimit në Greqi. Por, vijon ai, në momentin që e dashura mori vesh emrin e vërtetë, i kërkoi që të ndaheshin menjëherë.

Eni Çobani: Luljeta e dashur! Ke qarë shumë, ne të dyja jemi takuar shpesh, por ka qenë fat i madh që më në fund, djali juaj pranoi të vinte përballë dhe pse jo edhe të shikonte pas kaq shumë vitesh. Luljeta të falënderoj shumë që më ke bërë pjesë të kësaj problematike dhe uroj shumë që Gazmendin ta dëgjojmë çfarë problemi ka dhe të dyja së bashku, si dy nëna t’i japim një zgjidhje. Kështu që kokën lart, shikoje në sy. Ai besoj se në këto 5 vite është bërë akoma më i madh.

Gazmenti: Zonja Eni, më falni një minutë, po bëra ndonjë gabim me shqipen, ngaqë kam ikur shumë i vogël në Greqi do flas ndonjëherë në greqisht, se nuk i di të tëra llafet. Më falni, të gjithë! Doja të pyesja mamanë time. Pse më ka sjellë këtu?

Eni Çobani: Pse 5 vjet nuk është e mjaftueshme, për 5 vitet që ti nuk e shikon nënën? Unë do doja të ishe më i qetë, jo kaq i mërzitur sa të shikoj se ke përballë nënën. Jo ndonjë shoqe, por ke përballë nënën tënde.

Gazmendi: Mamaja ime e di çfarë kam hequr unë në tërë këto vite që në ‘97.

Luljeta: Më lër të të përqafoj o bir!

Luljeta: Më jep dorën të paktën.

Gazmendi: Kur të mundem që të ndryshoj emri. Se kaq vite… kam që në ’97 e deri tani që më tallin shokët me këtë emër që më keni vënë. Nuk e di kush e vuri, por unë kam probleme në jetën time.

Gazmend: Kam që në ’97 që mundohem e deri tani më tallin shokët e shumë njerëz të tjerë me këtë emër që më keni vënë. Nuk e di kush e vuri, unë kam probleme në jetën time, nuk po kërkoj ndonjë gjë të madhe.

Eni Çobani: Të lutem. Emri për të cilin neve flasim sepse t’u drejtuam dhe më parë, është një nga emrat më të bukur shqiptarë se duhet të jemi tani të pastër dhe të drejtpërdrejtë se po na ndjek një publik shumë i madh. Emri yt është Gazmend.

Gazmend: Kemi një problem me këtë emër se ky emër në Greqi shqiptohet, si ta them se nuk e di si ta them shqip, thuhet me një emër tjetër grek që nuk është emër i bukur dhe unë e kam problem në jetën time.

Ardit Gjebrea: Nuk është emër i bukur?

Eni Çobani: Pra shqiptimi i emrit Gazmend?

Gazmend: Është njëlloj me emrin Gazmas.

Ardit Gjebrea: Ça është Gazmas në greqisht?

Luljeta: Po ç’faj kam unë të keqen nëna për atë emër? Unë jetoja në Shqipëri, s’jetoja në Greqi

Gazmend: Më ftuat, erdha këtu se dua të më ndihmoni se me këtë emër kam problem në jetën time. Kuptoni?

Gazmend: Nuk jetoj në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Mund të të bëj një pyetje? Më fal pak se dua t’i bëj një pyetje çunash Panajotit. Me gocat të ka dalë ndonjë problem me këtë emrin?

Eni Çobani: Ngeli duke u ndarë ai.

Gazmend: Sa i thosha emrin, bënin mbrapa, “pse më gënjeve kaq kohë me një fjalë, ky emër nuk më pëlqen mua”.

Ardit Gjebrea: Si pse më gënjeve? Ah se ato të njohin si Panajoti, pastaj…

Gazmend: Po, të gjithë njerëzit më njohin si Panajot.

Ardit Gjebrea: Cili ka qenë momenti që e dashura jote ka marrë vesh që ti e ke emrin Gazmend?

Luljeta: Po ç’faj kam unë?

Gazmend: Para shumë vitesh, një minutë, në një qytet të Greqisë, ishim në shtëpi, më dërgonte çuni i xhaxhait të babit mesazhe.

Eni Çobani: Emrin Gazmend, normal.

Gazmend: Unë nuk e kisha parë telefonin.

Ardit Gjebrea: Dhe shoqet që kontrollojnë telefonin, si gjithmonë.

Gazmend: Shikon emrin, nuk më tha gjë, unë ika nga qyteti se rrija në qytet tjetër ajo ishte në qytet tjetër. Vetëm më dërgoi një mesazh më tha mua “ndahemi se më gënjen”.

Ardit Gjebrea: Do ndahemi se më gënjen?

Gazmend: Jo “do ndahemi”, u ndamë.

Eni Çobani: E bëri fakt pra ajo, nuk të pyeti fare.

/TV Klan