LIFESTYLE, 28 Tetor 2022, 23:24

Mauro Ikardi e shkarkon nga puna pas ndarjes, Uanda Nara përfundon në… “Big Brother”

Mauro Ikardi e shkarkon nga puna pas ndarjes, Uanda Nara përfundon

Ndarja nga Mauro Ikardi ka sjellë pasoja për Uanda Narën. Tashmë ajo nuk është më menaxherja e sulmuesit argjentinas, i cili ka vendosur ta shkarkojë nga puna në momentin që modelja dhe prezantuesja argjentinase u nda prej tij.

Kështu, Uanda ka vendosur të udhëtojë drejt Turqisë për ditëlindjen e vajzës së saj, por edhe për të promovuar në këtë vend linjën e saj të produkteve kozmetike duke përfituar nga fama që ka atje. Por vetëm kaq, pasi tashmë nuk do të merret më me futbollin dhe brenda pak ditësh do të kthehet përsëri në Argjentinë.

Arsyeja është se atje e presin projekte televizive, si një “eksperte” për Botërorin 2022, por edhe si pjesëmarrëse në “Big Brother”, duke qenë e ftuar e veçantë dhe opinioniste në edicionin që sapo ka filluar në vendlindjen e saj dhe ku ishte pikërisht ajo që kishte hapur serinë a parë.