LIFESTYLE, 28 Tetor 2022, 19:27

“Lakmia për famë të verboi”, Beatrix “ia numëron” të gjitha Donaldit

“Lakmia për famë të verboi”, Beatrix “ia

Beatrix Ramosaj është rikthyer më në fund në muzikë. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Më ndikon”, e cila është shkruar nga vëllai i saj, Alban Ramosaj. Ky projekt është finalizuar edhe me një videoklip, ku Trixa shfaqet e gjitha e veshur me të bardha.

Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë teksti i këngës, i cili duket shumë i ndjerë.

Kështu fansat kanë nisur menjëherë aludimet, duke e konsideruar si një dedikim për Donaldin.

“Epshi, Lakmia, per fame te verboj, pirat i dashnise une ty po te mallkoj”, thotë ndër të tjera Trixa në këngë.