LIFESTYLE, 18 Prill 2022, 10:05

VIDEO/U përfol se kënga i dedikohet Donaldit, por çfarë thoshte Trixa brenda “BB VIP”

VIDEO/U përfol se kënga i dedikohet Donaldit, por çfarë

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, publikoi këngën e saj më të re me titull “Ma shumë se ti”. U përfol se ky projekt i dedikohej tërësisht ish-partnerit të saj, Donald Veshaj, me të cilin u njoh dhe krijoi një lidhje në “Big Brother VIP”, por që u ndanë menjëherë pas spektaklit.

Mirëpo, së fundmi, në rrjet po qarkullon një video nga shtëpia e famshme, ku Trixa thotë se këngën e ka realizuar përpara se të bëhej pjesë e lojës.

“Ishalla më kanë pritur për një bashkëpunim që kam patur me Geek-un e Dafinës. Nuk e di a e kanë realizuar apo jo por ishte një super këngë!”, shprehet ajo duke lënë të nënkuptohet se teksti është shkruar.

Sakaq, Beatrix shkroi përmes një statusi në Instagram se teksti është shkruar nga Vig Poppa.