TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtari i njohur, Ed Sheeran ka publikuar këngën e tij më të re.
31-vjeçari ka bashkuar forcat me reperin, Lil Baby dhe kanë sjellë hitin “2step”.
Përmes një deklaratë për shtyp, Ed zbuloi se videoklipin e kësaj kënge e ka xhiruar në Kiev të Ukrainës para pushtimit rus.
“Kam xhiruar klipin në qytetin e Kievit, para se të fillonte lufta. Ishte hera e parë që e vizitova këtë vend dhe u ndjeva i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje. Ukraina është një vend krenar dhe jam shumë mirënjohës që pata mundësinë të filmojë videon atje. Unë jam me Ukrainën”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Ukraina aktualisht ndodhet në pushtimin rus dhe situata paraqitet shumë e rënduar, ndonëse tashmë kanë kaluar disa javë.