
Shumë shqiptarë kanë filluar të mendojnë se mund të bëhen President.
Teksa Sazan Guri dhe Elena Kocaqi kanë nisur fushatën, ka edhe nga ata që thonë se stepen për të kandiduar.
I tillë ishte ish deputeti i PD-së Kujtim Gjuzi i cili pasohet sot nga ish-kolegu Selami Jenishehri.
"Faleminderit miq dhe publicistë që më respektuat sa vlej për president, ju qeqshtë jeta", shkruan ai në një postim teksa në komente shfaq edhe skepticizmin për të kandiduar.
Jenishehri shprehet se, nuk do të kandidojë për president, pavarësisht se ja kërkojnë shumë shqiptarë.