LIFESTYLE, 20 Prill 2022, 23:35

Fevziut i hyn ‘shumëkëmbëshi’ në mes të studios/ Monika Kryemadhi: Është bereqet! Lorenc Vangjeli ngrihet ta largojë

Fevziut i hyn ‘shumëkëmbëshi’ në mes të

Në studion e emisionit "Opinion" ka ndërhyrë një shumëkëmbësh e cila ka devijuar për një moment nga rrjedha temën e diskutimit mbi aferën e inceneratorëve.

Shumëkëmbëshin e ka pikasur moderatori Blendi Feviziu i cili tha se ka hyrë një shumëkëmbësh në mes të studios, ndërsa fillimisht ngatërroi emërtimit të tij duke e cilësuar krimb.

E ftuar në studio, Monika Kryemadhi e cilësoi praninë e shumëkëmbëshit në studio si bereqet. Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli u ngrit për ta larguar nga studio shumëkëmbëshin të cilin e krahasoi me zhvillimin e Shqipërisë në 30 vite duke pasur parasysh ecjen e ngadaltë të tij.

Blendi Fevziu: Ka hyrë krimbi (shumëkëmbëshi) në mes studios.

Monika Kryemadhi: Është bereqet.

Lorenc Vangjeli: Ja kështu kemi ecur ne. (Lorenc Vangjeli ngrihet ta largojë nga studio).

Monika Kryemadhi: Po kaq problem e ke mo Lorenc, edhe ajo qenie e gjallë është.

Lorenc Vangjeli: Po duhet bërë me shumë shumëkëmbësh këtu në Tiranë.