TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Beniada Nishani ka treguar një konflikt që ka pasur me babain e saj për profesionin si modele. Ajo ka rrëfyer se i ati nuk e ka pëlqente punën e saj dhe kjo ka sjellë debat mes tyre.
Gjatë një bisede me aktoren, Arjola Demiri, ajo u shpreh se iu është drejtuar të atit me fjalët “ti s’ke respekt për punën time” dhe është larguar nga shtëpia duke i bërë bllok thirrjeve të tij.
“Pse duhet të shkosh në Milano ti, a nuk ke për të ngrënë, çfarë do bësh andej. Çfarë do punosh ti akoma, do të na japësh ti për të ngrënë”.
Dhe jam mërzitur shumë kur më ka thënë atë fjalë dhe i thashë që nuk do qëndroj më në shtëpi, ti nuk ke respekt për punën time, ti nuk më do, ti nuk më vlerëson. Kur kam arritur në Milano me tren, kam pasur 10 thirrje të humbura,e bllokova fare pastaj më ka marrë nga numri i mamit dhe më tha se përse nuk përgjigjesha, çfarë kishte telefoni i tij pasi e kisha bërë shumë merak. Dhe unë i thash që nuk ka asnjë problem telefoni yt pasi jam unë ajo që të kam bërë bllok në “Whatsapp”.





