TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Robert Berisha ka qenë i ftuari i radhës në emisionin e showbizit ‘Pikë’, me moderatore Adela Osmanin.
Teksa fliste për emisionin “Robi plaket kur do vetë” dhe detaje të tjera nga jeta e tij, këngëtari nuk i shpëtoi një pyetjeje për Big Brother Vip.
Ai pranoi se ka marrë ftesë një muaj para se spektakli të niste dhe vazhdon të marrë, por nuk do pranojë të hyjë.
“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë showTop Channel. Kur nuk paguhem nuk kam pse ta bëj”, u shpreh ai.
Ndërsa më tej tregoi se askush nuk paguhet për të marrë pjesë, madje edhe për paratë e çmimit të madh nuk është plotësisht e sigurt a i merr fituesi apo jo.