LIFESTYLE, 31 Dhjetor 2021, 11:51

“Vetëm kur fitoni ju, s’ka korrupsion?!”- Anxhela Peristeri ironizon këngëtarët që dolën kundër vendimit të jurisë së Festivalit të RTSH-së: Çmimi më se i merituar

“Vetëm kur fitoni ju, s’ka korrupsion?!”- Anxhela

Anxhela Peristeri ka ironizuar këngëtarët që dolën kundër vendimit të jurisë së Festivalit të RTSH-së, që shpallën fituese Ronela Hajatin.

Në një postim në Instagram, fituesja e Festivalit të Këngës 2020, shkroi se ishte e lumtur që i dorëzoi kupën e çmimit të parë, koleges Ronela Hajati, duke shprehur bindjen se rrugëtimi i saj në Eurovision do të jetë magjik.

Ndërsa iu drejtua kritikëve duke thënë se “vetëm kur fitojnë ata, s’ka korrupsion në festivale”.

Anxhela Peristeri ironizoi ata që dolën “me shpatë në dorë” kundër Festivalit të RTSH-së duke thënë se “të gjithë ishin këngëtarë çmimesh, që me siguri i kanë marrë më meritë fitoret”.

“U ndjeva shumë e lumtur dje që i dorëzova kupën e Çmimit të Parë kësaj artisteje me shpirt të bukur! Jam e bindur që rrugëtimi i saj në Eurovision do të jetë magjik! Ishte një çmim më se i merituar dhe kam një pyetje për të gjithë ata këngëtarë që sot kanë dalë me shpatë në dorë dhe shajnë festivalin dhe jurinë: “Kur fitoni ju, nuk ka korrupsion nëpër festivale? (Se me sa pashë janë të gjithë këngëtarë çmimesh, por këta i kanë marrë me meritë sigurisht ????) Ronela Hajati vazhdo përpara zemra ????????????”- shkroi këngëtarja.

“Vetëm kur fitoni ju, s’ka korrupsion?!”- Anxhela

“Sekret” i Ronela Hajatit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, festivalin më të madh muzikor në Europë, që këtë vit do të mbahet në Torino të Italisë.

Këngëtarja u shpall fituese nga juria e festivalit të RTSH-së, ndërsa vendin e dytë e zuri Alban Ramosaj.

Megjithatë disa kolegë kanë dalë kundër saj, për shkak të përmbajtjes së tekstit të këngës, që sipas tyre nuk përcjell asnjë mesazh.