LIFESTYLE, 31 Dhjetor 2021, 08:47

Stefi Prifti 'shpërthen' kundër festivalit dhe Ronela Hajatit: Çfarë degradimi!

Stefi Prifti 'shpërthen' kundër festivalit dhe Ronela

Dy ditë më parë u mbajt finalja e festivalit të 60-të i RTSH-ës, ku çmimin e parë e mori Ronela Hajati me këngën e titulluar ‘Sekret’.
Mirëpo, duket se pavarësisht se kënga e saj u shpall fituese, ka njerëz të botës së muzikës që mendojnë se Ronela nuk e ka merituar çmimin e parë.
Një ndër to, është edhe këngëtari Stefi Prifti, i cili ka shprehur hapur irritimin e tij më anë të një statusi në rrjetin  tij social Facebook, ku shkruan: 
Cfarë degradimi...
Ky është teksti i këngës fituese të festivalit të 60-të i RTSH-ës, fituar nga Ronela Hajati.
Jepni mendimin tuaj. #shperndaje 

Nuk e di, si për tjetrën m'ke lon
Edhe sot un po du me ta thon
Edhe një, edhe dy
Një, dy, tre, ta marrsha
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
Ma ke bo jetën si lojna, avion
Ma ka lon, ma ka lon
Nuk di nji tjetër, se pishmon
Ma ka lon, ma ka lon...

Sa mire qe e lexuam kete tekst kaq te bukur..!
Bravo juria e festivalit ????????

Stefi Prifti 'shpërthen' kundër festivalit dhe Ronela

Stefi Prifti 'shpërthen' kundër festivalit dhe Ronela