TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmja e së enjtes ka qenë “e nxehtë” për disa nga banorët e Big Brother Vip. Teksa Ilir Shaqiri, Beniada Nishani, Monika Lubonja, Meridian Ramçaj dhe Arjola Demiri ndodheshin në dhomën e gjumit në shtëpinë e famshme u vendos kënga “Sex bomb”.
Në ato momente, koreografi Ilir Shaqiri hoqi bluzën dhe filloi t’i bënte striptizëm Monika Lubonjës. Dyshja filluan të kërcenin në dhomën e gjumit, ndërsa iu bashkua edhe Meridian Ramçaj duke e bërë situatën akoma më të nxehtë.
Ndërsa aktorja Arjola Demiri dhe modelja Beniada Nishani i duartrokisnin për performancën.
Në një moment, balerinë shtrin në tokë aktoren Monika Lubonja dhe fillon t’i kërcejë sipër.
Situata ka shkaktuar të qeshura mes tyre, teksa argëtoheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
View this post on Instagram