Desktop - General - 1
LIFESTYLE, 31 Dhjetor 2021, 16:28

Humbi të motrën nga koronavirusi rreth 1 muaj më parë, Agron Llakaj s’mban dot lotët: Pas 3 ditësh dola në skenë! Ishim të papërgatitur

Humbi të motrën nga koronavirusi rreth 1 muaj më parë, Agron

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj humbi motrën e tij për shkak të COVID-19 në mes të muajit nëntor.

Ai kujtoi këtë ngjarje të hidhur për të, teksa ishte i ftuar në emisionin “7pa5”. Mes lotësh, aktori u shpreh se vdekja e së motrës i gjeti të papërgatitur dhe 3 ditë pas ndarjes së saj nga jeta iu desh të ngjitej në skenë.

Ndërkohë që sytë iu mbushën me lot, Agron Llakaj u shpreh se “ky është një realitet i vështirë, por kështu e ka bërë Zoti artistin, që të dalë mbi veten”.

“Në ditën e tretë që humba motrën kam dalë në skenë (qan). Më falni, ju kërkoj ndjesë. Gjithsesi jeta e tillë është, ishim të papërgatitur. Të më falë dhe publiku, se s’doja t’i falja lot sot në këtë ditë. Artistin kështu e ka bërë Zoti, duhet të dalë mbi veten, në fund të fundit ka një rol. Është sakrilegj, jo sakrificë. Realitet i vështirë por ia kemi dalë dhe ia kemi dhënë atë kurorë buzëqeshje, të qeshure publikut. Sepse në fund të fundit mendoj se ndoshta e qeshura mund shumë gjëra, jep besim për jetën”, tha aktori i humorit.

Humbi të motrën nga koronavirusi rreth 1 muaj më parë, Agron

Humbi të motrën nga koronavirusi rreth 1 muaj më parë, Agron

Humbi të motrën nga koronavirusi rreth 1 muaj më parë, Agron