LIFESTYLE, 26 Janar 2022, 18:35

Së shpejti, një aplikacion i ri nga Donald Trump

Së shpejti, një aplikacion i ri nga Donald Trump

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aplikacioni i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Truth Social, do të nisë në iOS më 21 shkurt.

Aplikacioni po bëhet nga Grupi i Medias dhe Teknologjisë Trump (TMTG).

Njëkohësisht kjo është edhe kompania e re mediatike e Trump, e udhëhequr nga republikani, Devin Nunes. Gjithashtu sipas mediave,” Truth Social” ka një dizajn të ngjashëm me Twitter.