LIFESTYLE, 26 Janar 2022, 11:11

Iliri zbulon vendin e fshehtë ku ka pirsing, reagimi i Beniadës është epik

Iliri zbulon vendin e fshehtë ku ka pirsing, reagimi i Beniadës

Gjatë kësaj jave, banorëve të “Big Brother VIP” u është kërkuar të tregojnë një sekret që të tjerët nuk e dinë.

Ata nuk kanë nguruar të rrëfehen, por sekreti që ka shkaktuar më shumë kureshtje ka qenë ai i Ilirit.

Ky i fundit ka zbuluar se ka një pirsing në një vend të fshehtë. I pyetur nga Arbana, Iliri tregoi vendin ku ka pirsingun, dhe shkaktoi shumë të qeshura. Ndërkohë, Beniada vazhdoi ta pyeste për vendin pasi nuk po e kuptonte.


Iliri: Duhet vërtetuar, por po jua them, kam pirsing tek “gishti i madh i këmbës”.

Arbana: Aaa vërtet?

Beniada: Ça pirsing është ky?


Arjola: Ça?

Iliri: Është pirsing special.

Einxhel-Beniadës: Ta shpjegoj pastaj.

Beniada: Aaaa

Arjola: E kape me vonesë Beniada.

Beniada: Lam nam fare!!