TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lojtari i tenisit Arbër Sulstarova është personi i radhës që ka lënë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.
Ai humbi imunitetin dhe doli në nominim me aktoren Monika Lubonja.
Pas mbylljes së kohës së votimit, publiku kishte zgjedhur që të nxirrte jashtë Big Brother VIP Sulstarovën e të lejonte që Lubonja të vijonte ende lojën.
Vetë tenisti mendonte se askush nuk do ta linte shtëpinë këtë mbrëmje.
“Unë mendoj se nuk del njeri sot, të premten, jemi shumë pak veta pastaj,”- tha Arbri. Por ky parashikim nuk doli i vërtetë.