LIFESTYLE, 26 Janar 2022, 09:29

Fifi futet sërish në Big Brother VIP! Takohet me Donaldin, çfarë i thotë në vesh?

Fifi futet sërish në Big Brother VIP! Takohet me Donaldin,

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi u fut mbrëmjen e kaluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’.

Edhe pse ardhja e saj ishte një suprizë për Monika Lubonjën, këngëtarja nuk u largua pa u futur edhe një herë brenda shtëpisë ku ajo kaloi ditë të tëra plot energji dhe emocione pa fund.

Jam dobësuar i kam humbur dy kile”, i thotë Arjolës teksa e përqafon, ndërsa Big Brother nuk kurseu as lojërat! Teksa lojëtarët duhet të ‘ngrinin’, Fifi ka mbetur në krahët e Ilirit teksa po e përqafonte!

Një përqafim i ngrohtë dhe prekës ishte edhe ai me Donaldin, teksa dëgjohet që i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do të bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”.