LIFESTYLE, 26 Janar 2022, 11:13

Dafina Zeqiri dhe Fjolla Morina kanë dy fjalë për Beatrix Ramosaj

Dafina Zeqiri dhe Fjolla Morina kanë dy fjalë për Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj dje ka reaguar për herë të parë pas eleminimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ramosaj tha se këto ditë terapia e saj ka qenë muzika, ku çdo ndjenjë dhe mendim po e hedh në letër.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për Donaldin, duke thënë se i kupton ata që janë pro dhe deri diku ata që janë kundër. Në postimin e gjatë që ajo ka bërë, ka marrë reagime nga Fjolla Morina dhe Dafina Zeqiri.“

Ti je dritë”, ka shkruar Fjolla, derisa Dafina në anën tjetër i ka dhënë mbështetje duke i dërguar disa ’emoji’ në formë zemre. Kujtojmë se përshkak gjendjes së rënduar psikologjike, Beatrix nuk ishte e pranishme të dielën në Fan Club.

Dafina Zeqiri dhe Fjolla Morina kanë dy fjalë për Beatrix Ramosaj