TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ajo është një ndër moderatoret e sportit të ekranit shqiptar dhe shumë e përfolur në mediat rozë.
Behet fjalë për moderatoren Leila Kraja.
Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Ditë pas dite”, ku ka folur për divorcin e prindërve të saj. Tema në studio kishte në fokus marrëdhënien mes çifteve me diferencë në moshë.
Lei ka rrëfyer se prindërit e saj janë të divorcuar dhe kanë 10 vjet diferencë nga njëri-tjetri.
Lei u shpreh se mami i saj mendon që diferenca e moshës ka ndikuar, por Lei nuk është dakord.
“Mami thotë që nuk ka funksionuar për shkak të diferencës së moshës.
Por unë jam e bindur që nuk është kështu, thjesht nuk ka funksionuar sepse nuk ishin për njëri-tjetrin, mosha nuk ka lidhje me dashurinë”, u shpreh moderatorja.
