LIFESTYLE, 21 Korrik 2023, 14:31

S’binin dakord për të pasur fëmijë, zbulohet arsyeja e ndarjes së çiftit të famshëm

S’binin dakord për të pasur fëmijë, zbulohet arsyeja e

Joe Manganiello nisi procedurat e divorcit ndaj Sofia Vergara-s për shkak të mendimeve të tyre të ndryshme për planifikimin familjar.

Aktori thuhet se dëshironte të kishte fëmijë, një vendim që Vergara nuk ishte gati ta merrte.

Ai gjithmonë ka dashur të bëhet baba dhe këto ndjenja vetëm sa janë intensifikuar vitet e fundit”, -tha një burim për Page Six. “Është e paqartë se çfarë qëndrimi kishte Vergara për këtë temë kur të dy thanë “po” në nëntor 2015, por na është thënë se ajo mund të ketë qenë e hapur ndaj kësaj në atë kohë.

Manganiello vendosi t’i japë fund martesës së tij shtatëvjeçare me Sofía Vergara-n këtë muaj.

Sipas People Magazine, ai përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes së tyre në dokumentet e depozituara pas gati nëntë vitesh bashkë.

Dokumentet e divorcit zbuluan se data e ndarjes së tyre ishte 2 korriku 2023 dhe Manganiello kishte specifikuar gjithashtu se ish-partnerët kanë edhe një marrëveshje paramartesore.