LIFESTYLE, 17 Korrik 2023, 19:22

Del në ankand iPhone i vitit 2007, shitet 190.000 dollarë

Del në ankand iPhone i vitit 2007, shitet 190.000 dollarë

Plot 190 mijë dollarë është shitur në ankand në SHBA iPhone i vitit 2007.

Në garë për ta blerë telefonin në fjalë kanë qenë 28 pjesëmarrës. Telefoni është shitur në ankand rreth 400 herë më shtrenjtë sesa çmimi i tij origjinal.

I lëshuar për herë të parë më 2007 nga ish-udhëheqësi i kompanisë, Steve Jobs, Apple ka vendosur të heqë nga tregu këtë telefon me memorie 4 gigabajt për shkak të ngecjeve në shitje.

Shumica e njerëzve kanë vendosur të blejnë versionin me memorie 8 gigabajt, i cili është lansuar në po të njëjtën kohë. Shumë shpesh nëpër ankande shiten gjëra të ndryshme të Jobsit.

Së fundi janë shitur disa poema që ai i ka shkruar në shkollë të mesme, fotografi të tij në kolegj dhe dokumente tjera.