LIFESTYLE, 20 Korrik 2023, 17:41

Ricky Martin i tregon gjithë botës sa mikpritës janë shqiptarët: Të udhëtuarit në Vendin e Shqiponjave është...

Ricky Martin i tregon gjithë botës sa mikpritës janë

Ricky Martin do të ndezë sonte Tiranën me një koncert në Sheshin Skënderbej. Këngëtari ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar pak ditë më parë dhe me sa duket po shijon bukuritë e Shqipërisë dhe po njeh njerëzit e këtij vendi. Jo vetëm kaq, pasi Ricky po sigurohet që t’i tregojë gjithë botës vlerat e shqiptarëve.

Ricky Martin i tregon gjithë botës sa mikpritës janë

Këngëtari me famë botërore ka ndarë në Story një informacion për Shqipërinë, ku shkruhet: Populli shqiptar është mjaft miqësor.

Një nga gjërat më të mira të të udhëtuarit në Vendin e Shqiponjave është se kudo që shkon, që nga kryeqyteti e deri në rivierë, nga malet në vendet historike, do të mirëpritesh nga njerëzit lokalë. Shqipëria është një nga vendet më miqësore që mund të vizitosh.

Ricky Martin i tregon gjithë botës sa mikpritës janë

Këtë informacion Ricky e konfirmoi me një hashtag me fjalën “fakt”. A ka publicitet më të madh se kaq?!