LIFESTYLE, 18 Korrik 2023, 19:03

S’ka më princ e as xhuxha! Vjen versioni i ri i filmit “Borëbardha”

S’ka më princ e as xhuxha! Vjen versioni i ri i filmit

Nëse dikush ju ka lexuar përrallën e Borëbardhës apo e keni parë në film që xhuxhat dhe princi e ndihmojnë atë, nuk do të jetë më njësoj. Tashmë ajo s`ka nevojë për shtatë xhuxhët e as për princin e kaltër! Së shpejti në treg do të vijë një version komplet i ndryshuar i këtij filmi të animuar nga regjisorja e njohur, Greta Gerwig, e cila pritet ta shfaqë filmin në kinema në vitin 2024.

Borëbardha rikthehet me një aventurë të re, e cila konsiderohet politikisht korrekte dhe e paraqet figurën e famshme të përrallave si një vajzë të fortë, që i del vetes e s’ka nevojë për ndihmë. Mirëpo, duket se ka pasur kritika për këtë transformim të përrallës së 1937-ës, disa e quajnë të shëmtuar këtë version, ndërsa disa të tjerë e shohin si element të një modernizimi të domosdoshëm të historisë.

Kjo ndodhi pas publikimit të një fotoje nga media britanike, Daily Mail, e cila zbulonte një pjesë nga xhirimet e zhvilluara në Bedfordshire të Anglisë. Në pamje, Borëbardha, me pelerinën e saj ikonë të kuqe dhe fustanin e verdhë dhe blu, rrethohej nga një grup magjepsës krijesash magjike të të gjitha llojeve, madhësive dhe etnive.