TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Jori Delli, modelja shqiptare e apasionuar pas Milanit…” është një titull që vjen nga Italia për modelen shqiptare që, së fundi, edhe ne, bashkëkombësit e saj, e kemi njohur më shumë.
Për një modele të lindur dhe të rritur në Itali nuk është e pazakontë që mediat të shkruajnë për të, por kur personazhi është Jori Delli, të gjithë bëjmë një ndalesë, apo jo?
Elegante dhe joshëse, me fotot e nxehta të kësaj vere, Jori së fundmi ka tërhequr edhe vëmendjen e ‘Sport Mediaset‘. Në një galeri fotosh të modeles shqiptare, ku spikatin ato me rroba banje, faqja e njohur sportive shkruan: Jori Delli është një modele dhe influencuese e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare. 27-vjeçarja jeton në Torino, por skuadra e saj e zemrës është Milani…” Për Jorin dhe për skuadrën e saj të zemrës… Janë të gjithë pro apo jo?