TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është bërë pjesë e fushatës dimërore të Evening Standard për të mbështetur refugjatët, personat pa strehë dhe ata me pasiguri ushqimore në Londër.
Fushata mbështetet edhe nga Comic Relief, që ka dhuruar 500,000 £ për nismën. Në intervistën për Evening Standard, Rita rrëfen historinë e saj si fëmijë refugjate nga Kosova, duke theksuar se kjo përvojë ka formësuar identitetin e saj.
“Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam”, tha Rita.
“Kur prindërit e mi ikën nga Kosova për të shpëtuar nga përndjekja ndaj shqiptarëve, ata lanë gjithçka për sigurinë dhe një fillim të ri në Mbretërinë e Bashkuar. Duhet të rindërtonin jetën nga e para, nëna ime ishte psikiatre në Kosovë, por kur mbërritëm në Mbretërinë e Bashkuar, ajo duhej të mësonte anglishten dhe të ri-specializohej. Babai im punonte netëve të gjata për të siguruar një të ardhme për ne. Guximi i tyre ndërtoi themelin për gjithë jetën time, dhe muzika u bë strehimi im”, u shpreh ajo.
Ajo vlerësoi mikpritjen që mori familja e saj në momentet më të vështira, ndërsa shtoi se kjo e ndihmi shumë të kuptonte se si është të pjesë e një komuniteti..
“Njerëzit që na mirëpritën na bënë të ndihemi të pranuar dhe pjesë e diçkaje më të madhe, dhe kjo mirësi më ka qëndruar gjithmonë pranë. Më mësoi se të ndihesh pjesë e një komuniteti nuk është diçka që të jepet, është diçka që e krijojmë së bashku, përmes dhembshurisë dhe hapjes ndaj të tjerëve”, tha Rita Ora.