TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Christina Aguilera ka shqetësuar fansat teksa u pa duke festuar ditëlindjen e vajzës së saj në Disneyland, duke drejtuar një karrige me rrota të motorizuar që përdoret për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. Këngëtarja shkoi në Disneyland të mërkurën me vajzën e saj dhe me partnerin Matthew Rutler, i cili iu bashkua ditëlindjes së 9-të të Summer Rain.
Thuhet se parku më i famshëm në botë zakonisht jep me qira transporte elektrike për ata që kanë nevojë, dhe ky nuk ishte përjashtim pasi këngëtarja aktualisht po shërohet nga një dëmtim në gju.
Burime pranë artistes pohojnë se nuk është një dëmtim i rëndë, por ajo duhet të kujdeset për gjurin që të mos përkeqësohet dhe t’i rikthehet punës së saj. Edhe pse kishte lëvizshmëri të kufizuar, Aguilera e shijoi kohën në park dhe kaloi bukur duke festuar me të bijën.