LIFESTYLE, 16 Gusht 2023, 15:45

VIDEO/ Incidenti i sikletshëm, këngëtari i njohur rrëzohet në një gropë gjatë koncertit

VIDEO/ Incidenti i sikletshëm, këngëtari i njohur rrëzohet

Një situatë e pazakontë i ka ndodhur këngëtarit të njohur, Nick Jonas gjatë një koncerti. Ai ra në një gropë teksa performonte, por doli menjëherë prej saj dhe vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Gjithçka ndodhi gjatë koncertit të Jonas Brothers në Boston, SHBA. Këngëtari 30-vjeçar i grupit ka kënduar i shkujdesur, në një moment nuk ka vënë re se pas tij kishte një gropë të pambuluar dhe kështu ka rënë në të.

Teksa është rrëzuar ka lëshuar një “uç” ndërsa truprojat e këngëtarit kanë nxituar në ndihmë. Megjithatë, gropa ishte e vogël në thellësi dhe këngëtari nuk u lëndua.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonas Daily News (@jonasdailynews_)