TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka qenë një pije e popullarizuar si dhe me veti kuruesi në mjekësinë tradicionale në Kinë dhe Japoni për mijëra vjet. Në fillim të shekullit të 17-të, u prezantua te konsumatorët në Evropë, të cilët menjëherë pritën me kënaqësi këtë pije. Në Angli në shekullin e 18, çaji jeshil ishte aq i vlerësuar dhe i popullarizuar sa që shpesh kalonte kontrabandë për të shmangur taksat.
Janë bërë shumë pretendime përfitimesh për shëndetin rreth çajit jeshil gjatë shekujve. Tradicionalisht, në Kinë dhe Indi, çaji jeshil është përdorur si ilaç për kontrollimin e gjakderdhjes, ndihmën në tretje dhe rregullimin e temperaturës së trupit. Në kohët moderne, hulumtimi ka mundur të demonstrojë disa nga përfitimet e tij shëndetësore.
Shëndeti i Zemrës
Një studim i madh në Japoni ndoqi 40,000 pjesëmarrës të rritur gjatë 11 viteve dhe tregoi se konsumimi i përditshëm i çajit jeshil lidhej me rrezik të ulët vdekjeje nga sëmundjet kardiovaskulare. Studimi veçanërisht shqyrtoi lidhjen midis polifenolëve (antioksidantëve) në çajin jeshil dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumi minimal i përditshëm i nevojshëm për të parë këtë përfitim ishte 5 filxhanë në ditë.
Diabeti
Çaji jeshil mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Ai ul nivelin e sheqerit në gjak para vakteve dhe HbA1c-në kur keni diabetin e tipit 2.
Parandalimi i goditjes në tru
Studimi japonez tjetër i madh, i cili ndoqi më shumë se 82,000 pjesëmarrës për 13 vite, tregoi se shkallët më të larta të konsumit të çajit jeshil lidheshin me një rrezik të ulur të goditjes në tru. Pjesëmarrësit që pijnë 4 filxhanë në ditë ose më shumë patën përfitimin më të madh.
Përfitime për lëkurën tuaj
Studimet tregojnë se çaji jeshil mund të ketë përfitime anti-inflamatore. Gjetjet e tyre sugjerojnë se produktet e lëkurës me çaj jeshil në to mund të jenë të mira për ju. Por duhen më shumë hulumtime.
Çaji jeshil dhe xhenxhefili
Të përdorura sëbashku, çaji jeshil dhe xhenxhefili kanë treguar përfitime shëndetësore. Për shekuj të tërë, xhenxhefili është përdorur për të trajtuar probleme të tretjes, artritin, astmën, diabetin dhe simptomat menstruale.
Disa studime tregojnë se çaji jeshil dhe xhenxhefili mund të ndihmojnë në humbjen e peshës. Një studim tregon se kapsulat për humbje peshe që përmbajnë çaj jeshil, xhenxhefil dhe kapsaicin (komponenti pikant i specave të kuqe) ishin ndjeshëm më efikase në nxitjen e humbjes së peshës krahasuar me një placebo.
Por duhen më shumë hulumtime për të ditur se sa ka kontribuar kapsaicini në ato rezultate.