LIFESTYLE, 15 Dhjetor 2022, 14:47

Nuk ka më kthim pas, Uanda Nara merr vendimin përfundimtar në lidhje me Ikardin

Nuk ka më kthim pas, Uanda Nara merr vendimin përfundimtar në

Marrëdhënia mes Uanda Narës dhe Mauro Ikardit ka qenë gjithmonë e ndërlikuar. Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku nuk kanë munguar ndarjet dhe pajtimet, por tashmë duket se marrëdhënia e tyre ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Futbollisti është kthyer në Argjentinë për të festuar ditëlindjen e Narës dhe për të kaluar pushimet së bashku me të. Icardi u përpoq të afrohej sa më shumë, por duket se përpjekjet e tij nuk i kanë ndihmuar shumë. Në fakt ka ndodhur e kundërta.

Fundjavën e kaluar të dy u grindën në ditëlindjen e Kenny Palacios në Nordelta, dhe siç raportohet nga Socios del Espectaculo, Ikardi dukej i trishtuar pasi mbeti vetëm gjatë festës.

Raportimet thonë se Icardi gjatë gjithë festës tentoi t’i afrohej ish-bashkëshortes, por ajo e refuzonte çdo herë.

“Uanda foli për Mauron si ish-in e saj dhe sa herë që ai donte t’i afrohej asaj në ditëlindjen e Kenny-t, qoftë si mik apo ndërsa përpiqej të përqafohej, ajo i thoshte atij ‘largohu, largohu. Mos më afro’”, thuhet në raport.

Duket se marrëdhënia ka përfunduar dhe arsyeja kryesore është se Nara tani është e fokusuar te L-Gante , që do të thotë se Icardi është tashmë në të kaluarën.