TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stresi tashmë është prej një jave në BBV Kosova, duke u bërë njëri nga banorët më të komentuar në shtëpinë e famshme të Kosovës, Big Brother VIP. 36-vjeçari ka qenë në vëmendje vazhdimisht për rrëfimet që ka bërë nga jeta dhe karriera profesionale. Por para së të futej në këtë format televiziv, ai kishte deklaruar në një paraqitje televizive se nuk do të merrte pjesë asnjëherë në BBV.
Video e Arkimed Lushajt (emri i vërtetë), është bërë virale në TikTok, në të cilën thekson se nuk e bën kurrë një gjë të tillë.
“Keni pasur ftesë për të qenë pjesë e Big Brother?”, ishte pyetja e drejtuar nga prezantuesja.
“Është e vetmja gjë që Arkimed Lushaj nuk e bën kurrë. Kurrën e kurrës. Nuk futem dot unë kështu. Të jem me çdo lloj njeriu aty, më kupton”, kishte thënë krijuesi i hitit “I smoke them”.