LIFESTYLE, 9 Dhjetor 2022, 13:42

FOTO/ Ariu shqiptar Marku fiton lirinë/ Pas 20 vitesh priten hekurat dhe ai niset drejt Austrisë

FOTO/ Ariu shqiptar Marku fiton lirinë/ Pas 20 vitesh priten hekurat dhe ai

Më në fund erdhi dita – shpëtohet ariu i fundit i restorantit në Shqipëri!

Organizata ndërkombëtare FoUr Paws ka arritur më në fund t’i japë lirinë, ariut të fundit që mbahej në një restorant në Shqipëri në kushte të rënda.

Në njoftimin publik të kësaj organizate thuhej: “Ata që i ndjekin historitë tona tashmë e dinë se sa të zënë ishim ditët e fundit, duke përgatitur gjithçka për ditën e madhe të Markut. Kafazi në të cilin ishte mbajtur për më shumë se 20 vjet ishte ndërtuar që ai të mos dilte. Nuk kishte derë ku ai të futej, por kjo nuk na ndaloi - ne e thyem kafazin.

Të enjten,  herët në mëngjes, ekipi ynë mbërriti në restorantin ku ishte mbajtur Marku.

Julia, veterinerja përgjegjëse, kontrolloi shëndetin e Markut dhe u sigurua se ai mund të transportohej në mënyrë të sigurt në rezervatin e arinjve “Barenwald” në Arbesbach, Austri.

Pas kontrollit të saj, ja çfarë dimë: Marku është goxha i shëndoshë dhe dhëmbët e tij janë të thyer, por është në gjendje për transport!

Më pas, Markut iu deshën 8 persona për ta mbajtur, pasi vitet e ushqimit të papërshtatshëm e kanë bërë atë të dhjamur dhe të rënduar – ai peshon më shumë se 200 kg!

Ai u çua deri në shkallët ku u ngarkua në arkë transporti.

Në orën 10:45 kishte ardhur koha që ne dhe pronari i restorantit t'i uronim Markut udhëtim të mbarë - dhe një jetë të mrekullueshme në “Bear Sanctuary” në Arbesbach.