LIFESTYLE, 9 Dhjetor 2022, 20:46

E trishtë! Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij djali i Tina Turner

E trishtë! Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij djali i Tina

Këngëtarja e njohur Tina Turner ka humbur djaline saj Ronnie në moshën 62-vjeçare.

Ronnie vdiq këtë javë, sipas njoftimit të bashkësortes së tij Afida nëpërmjet postimit në Instagram.

“Ronnie Turner një engjëll i vërtetë, burri im, shoku im më i mirë…. U përpoqa të bëja më të mirën këtë herë por nuk isha në gjendje të të shpëtoja. Të kam dashur për këto 17 vite kjo është shumë shumë e keqe, po çmendem”, ka shkruar Afida në foton ku shfaqej me të ndjerin.

Burimet thanë për TMZ se ata morën një telefonatë urgjente nga dikush që pretendonte se Ronnie kishte probleme me frymëmarjen. Disa minuta më vonë, Ronnie ndërroi jetë.

Mjekën bënë sa mundën duke dhënë ndihmën e parë por ishte e kotë, Ronnie u shpall i vdekur në vendngjarje.

Ndërsa nuk dihet se çfarë e shkaktoi vdekjen e parakohshme të Ronnie, ai kishte luftuar me probleme të ndryshme shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë kancerin.

Ylli i muzikës Turner është nënë e katër fëmijëve. Më i madhi i saj, Craig, vdiq nga vetëvrasja në korrik të 2018 në moshën 59-vjeçare.

“Unë mendoj se Craig ishte i vetmuar, kjo është ajo që mendoj se e bëri atë më shumë se çdo gjë tjetër,” i tha Turner Gayle King gjatë një intervistë një vit më vonë.

“Kam foto përreth tij duke buzëqeshur dhe mendoj se ai është në një vend të mirë”.

Craig lindi kur Turner ishte 18 vjeç. Burri i saj i dytë, Ike Turner, e adoptoi atë kur u bashkuan. Babai i tij biologjik, Raymond Hill, luante saksofon për grupin Kings of Rhythm.

Këngëtarja  e hitit  “Best” më vonë tha për “New York Times” se ajo jetoi një “jetë të tmerrshme” në mes shumë abuzimeve me të cilat u përball në duart e Ike, si dhe sëmundjeve me të cilat luftoi.

“Kam pasur një jetë të tmerrshme,” tha ajo. “Unë thjesht vazhdova. Ju thjesht vazhdoni dhe shpresoni se diçka  e mirë do të vijë.”