LIFESTYLE, 13 Dhjetor 2022, 12:21

Ylli i kinemasë humbet aftësinë për të folur, zbulohet testamenti i Bruce Willis, u lë vetëm 1% të pasurisë vajzave që ka me Demi Moore

Ylli i kinemasë humbet aftësinë për të folur,
Bruce Willis me ish-bashkëshorten dhe vajzat

Bruce Willis mendon se vajzat e tij të mëdha, me ish-gruan Demi Moore, mund të kujdesen për veten e tyre, prandaj ai ka lënë një pjesë të vogël të pasurisë së tij.

Shumica e parave të aktorit shkojnë për bashkëshorten e tij Emma Hemming Willis dhe vajzat e tyre Mabel, 10 dhe Evelyn, 8 vjeç.

Bruce u ka lënë vetëm 1% të gjithë pasurisë së tij tre vajzave të mëdha Rumer, 34, Scout, 31 dhe Tallulah, 28-vjeçe, duke i dhënë secilës prej tyre 1 milion dollarë.

“Bruce donte të sigurohej që të kujdesej për familjen e tij të re”, tha burimi. “Ai beson se Rumer, Scout dhe Tallulah kanë marrë më të mirën nga ajo që ai i ka ofruar financiarisht gjatë gjithë jetës së tyre.”

“Testamenti i Bruce u rinovua vite më parë pasi ai u martua me Emën në vitin 2009, u ndryshua pasi lindën fëmijët dhe pastaj përsëri kur ishte e qartë se shëndeti i tij po përkeqësohej,” tha një burim për Radar Online.

Ylli i Hollywood mendon se vajzat më të mëdha mund t’ia dalin pa ndihmën e tij, ndërsa më të voglat dhe gruaja e tij kanë më shumë nevojë për pasurinë e tij.

“Bruce beson gjithashtu se Demi, e cila ka një pasur 200 milionë dollarë, do të jetë gjithmonë aty për Rumer, Scout dhe Tallulah”, tha burimi i brendshëm.

Ndërkohë mësohet se aktori nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë i thuhet dhe nuk është i aftë të përgjigjet.

Ylli i Hollivudit vuan nga afazia, një çrregullim që e detyroi të largohej nga skena. Raportohet se ai ka humbur pothuajse plotësisht aftësinë për të folur.

Për më tepër, ai duket se kupton shumë pak "nga çfarë i thonë njerëzit e tjerë", citon një burim RadarOnline.com.

Aktori aktualisht po kalon sezonin e festave me anëtarët e familjes të cilët "po shijojnë çdo moment së bashku", duke e ditur se "Bruce nuk do të jetë përgjithmonë". Bruce është i rrethuar nga dashuria e gruas së tij Emma Heming dhe dy vajzave Mabel dhe Evelyn, 10 dhe 8 vjeç.

Edhe ish-bashkëshortja e tij Demi Moore është bërë një prani pothuajse e përhershme në jetën e aktorit, duke përfshirë tre vajzat e lindura nga martesa e tyre: Rumer, Scout dhe Tallulah, përkatësisht 34, 31 dhe 28 vjeç. Familja është e bashkuar rreth Bruce dhe "shpreson për një mrekulli".

Siç thuhet nga burimi, zëri i aktorit tashmë është bërë bashkëshortja e tij Emma Heming.

Kohët e fundit, Bruce thuhet se ka dhënë disa shenja të papritura përmirësimi, megjithatë "ato janë jetëshkurtra dhe gjithnjë e më pak të shpeshta".