LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2021, 09:00

‘Në të zënça’ / Aurela Gaçe zbulon surprizën e saj të mrekullueshme të fundvitit

‘Në të zënça’ / Aurela Gaçe zbulon

Aurela Gaçe është padyshim një nga këngëtaret më të mira prej vitesh tanimë e me plot gojë mund të themi se është një divë e muzikës shqiptare, e cila elektrizon skenën me zërin e saj.

Edhe pse kaq vite në skenë dhe me shumë koncerte, sërish këngëtarja nuk ka ndalur duke sjellë projekte të reja muzikore. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re “Në të Zënça”.

Padyshim që titulli do të ishte po aq i veçantë sa vetë artistja, po ashtu edhe klipi i cili është sjellë në formën e një mini-filmi.

Jo vetëm kaq, por surpriza e këtij videoklipi është pjesëmarrja e vajzave të këngëtares, Abigail dhe Grace.

“Në të Zënça” është një këngë me elementë popullore dhe shumë ritmike.