TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një diskutim ka nisur pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip dhe një nga temat ka qënë edhe pornografia.
Donald Veshaj ka thënë se nuk ka aspak respekt për njërëzit që marrin pjesë në pornografi sepse e përdorin trupin e tyre për të fituar para.
“Unë nuk kam respekt për njerëzit që shohin porno, sepse marrin lekë duke shfrytëzuar trupin e tyre”, tha Donaldi.
Antonela Berisha ka reaguar menjëherë dhe i ka thënë se dhe ai e përdor gojën për t’u bërë aktor dhe se në jetë gjithkush e shfrytëzon trupin në një mënyrë apo një tjetër.
“Po edhe ti e shfrytëzon gojën për tu bërë aktor. Të gjithë ne jemi duke e përdorur trupin në këtë rast, dikush gojën,dikush duart”, tha Antonela.
Sarah Berisha është përpjekur të balancojë situatën dhe ka thënë se ajo u këshillon vajzave të gjejnë mënyra të tjera për të fituar të ardhura por nëse nuk kanë zgjidhje tjetër ndoshta mund ta gjejnë edhe si zgjidhje.
“Unë si Sar i them gocave mos të gjejnë rrugën më të shkurtër për të bërë para por të punojnë vet por nga ana tjetër mund ta bësh edhe nga halli kur nuk ke zgjidhje tjetër”, tha Sarah.