TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe Zoran Zaev u takuan ditën e sotme në Tiranë në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Para zhvillimit të konferencës së përbashkët, liderët e tre vendeve bënë disa fotografi së bashku. Mediave serbe duket se nuk i ka shpëtuar asgjë nga takimet, madje duke bërë dhe një analizim të veshjes së tyre.
Në artikullin e “Novosti”, theksohet se veshja e një politikani, përveç kombinimit të modës, përmban dhe një mesazh të fshehtë.
Ata kanë veçuar ngjyrat e kravatave të vendosura nga Rama, Vuçiç dhe Zaev. Sipas medias serbe, Rama ka zgjedhur një kravatë të kuqe, që besohet se simbolizon dëshirën për dominim.
“Kjo ngjyrë kravate zgjdhet nga njerëz që duan të tregojnë forcën dhe epërsinë e tyre” – thuhet në artikulll.
Përballë tij, Vuçiç zgjodhi ngjyrën blu, që besohet se është ngjyra e besimit. Vuçiç kërkon të tregojë se është një person që mund t’i besohet gjithmonë.
Kryeministri Zaev për takimin e sotëm zgjodhi një kravatë të spërkatur vjollcë/vjollcë, e cila tradicionalisht është shenjë e bollëkut dhe pasurisë. Drejtori ekzekutiv i një kompanie në Nju Jork, Ross Znavor, tha një herë se në takimet e biznesit do të vendoste më mirë një kravatë lejla sesa një të kuqe, sepse, siç pretendon ai, tregon vetëbesim dhe e ndihmon të lërë një përshtypje të parë më të fortë.