TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas intervistës së bërë ditën e djeshme, ku foli për raportin me Bora Zemanin duke sqaruar se nuk kanë më asnjë komunikim me njëri-tjetrin, Atdheu sapo riktheu përsëri audimet që kanë qarkulluar më përpara, se mes tyre ka diçka.
Ai postoi në Instastory një video ku po darkon me një vajzë dhe po i mban dorën, ku duken thonjtë, unaza, dhe xhaketa ngjyrë rozë e vajzës misterioze të cilës nuk ia ka cilësuar emrin në foto.
Menjëherë pasi është postuar, ndjekësit nuk i kanë besuar rastësisë dhe kanë hedhur dyshimet se vajza misterioze është Bora Zemani, e cila në puntatën e Për’Puthen, kishte veshur një xhaketë ngjyrë rozë dhe kishte thonjtë në të njëjtën ngjyrë me vajzën misterioze që po shoqëronte Atdheun në darkë.
Atdheu gjithashtu postoi një video tjetër në Instagramin e ti, e cila në sfond ka kënën e Donaldit ‘’TL’’, të cilën ky i fundit ka deklaruar më parë se ia ka kushtuar Bora Zemanit.
Nuk dihet nëse ish-konkurrenti i Për’Puthen e kishte fjalën për Borën, kur deklaroi se ishte lënduar nga një vajzë me emër të ftohtë, që jetonte në Shqipëri dhe që ai nuk e ndiqte në Instagram, por ndjekësit nuk ia lenë të gjitha rastësisë. Dhe duke mbledhur të gjitha detajet ata kanë arritur në konkluzionet e tyre.
Kujtojmë që jo më pak dy ditë më parë Atdheu u fotografua me një konkurrente të Për’Puthen, duke sjellë dyshime dhe aludime të ndryshme në rrjet, që u shtuan edhe pas postimeve të tij në llojarinë e Instagramit.
Gjithsesi Atdheu nuk e ka bërë asnjëherë të qartë jetën e tij sentimentale duke mos përmendur emra konkretë dhe nuk dihet arsyeja e postimeve thumbuese, menjëherë pasi përflitet në rrjet për lidhje me personazhe publike.