LIFESTYLE, 21 Dhjetor 2021, 22:06

Divorci i kushton shtrenjtë sulltanit të Dubait, duhet t’i paguajë ish-gruas 635 milionë euro

Divorci i kushton shtrenjtë sulltanit të Dubait, duhet t’i

Nëse bie fjala për një Sulltan të Dubait, ju vjen ndër mend dikush aq i pasur që nuk ka frikë nga asnjë shpenzim. E sigurt është se se 72-vjeçari Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sulltani i qytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe nuk do të ketë qëndruar indiferent ndaj këtij lajmi.

Ai duhet t’i paguajë 635 milionë euro ish-bashkëshortes së tij, princeshës Haya nga e cili u divorcua. Goditje jo e vogël e vendosur nga një gjykatës në Londër qoftë edhe për një njeri kaq të pasur.

Gjyqtari përllogariti 550 milionë paund dëmshpërblim ose rreth 635 milionë euro, shumën që sheiku i pasur i detyrohet ish-gruas, motrës së Mbretit të Jordanisë, për mbajtjen e saj dhe dy fëmijëve më të vegjël që kishin së bashku.

Gruaja ishte arratisur, në mënyrë të guximshme, nga Dubai në vitin 2019 dhe që atëherë ajo jeton e blinduar në një rezidencë luksoze në Londër dhe thotë se është “e tmerruar” nga ish-bashkëshorti i saj. Mohammed bin Rashid Al Maktoum u denoncua edhe në Britaninë e Madhe për trajtimin e bërë ndaj vajzës së madhe, e cila në fakt mbahet e burgosur në Dubai.

Ky është divorci më i kushtueshëm në Britaninë e Madhe. Rekordi mbahej deri tani nga një oligark rus, i detyruar t’i paguante rreth 450 milionë paund ish-bashkëshortes Tatiana Akhmedova në vitin 2016.