LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2021, 08:56

Donaldi xheloz për Beatrixin: Si, qysh tek e ke njohur Neymarin?

Donaldi xheloz për Beatrixin: Si, qysh tek e ke njohur Neymarin?

Banorët e Big Brother VIP teksa po qëndronin në oborr kanë biseduar në lidhje me dy futbollistë të famshëm, Mbappe dhe Naymar.

Kjo temë u hap nga Dj Dagz, i cili pyeti Beatrixin në sy të Donaldit rreth lajmit që ka qarkulluar në rrjet, ku thuhej se ajo ka shokë futbollistët.

Reagimi i Donalidit ka treguar se aktori është xheloz për Trixën, duke u bërë pak si shumë kurioz për marrëdhënien e saj me Neymar dhe Mbappe.

Dj Dagz: Trixa më duket a kam parë një lajm, diçka me Mbappe dhe Neymar. I ke shokë?

Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.

Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.

Dj Dagz: Mbaj mend që keni qenë te një festë.

Beatrix: Po. Janë shumë të mirë.