LIFESTYLE, 8 Dhjetor 2022, 10:11

Nënë për herë të parë? Armina Mevlani flet për planet pas dasmës

Nënë për herë të parë? Armina Mevlani flet

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Ata kanë më shumë se 10 vite së bashku, por në shtator të këtij viti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Çifti organizuan një dasmë me shumë të ftuar, mes të cilëve nuk mungonin as nga fusha të ndryshme, si politika, muzika apo ekrani.

Mirëpo, disa muaj pas këtij eventi special, si çdokush edhe ata do të bëhen prindër. Mbrëmjen e djeshme, Arminën e ngacmuan duke i thënë nëse ka kërkuar për emra fëmijësh.

Ndërkohë, blogerja u shpreh në “Goca dhe Gra”: “Emrat i kam gjetur në moshë shumë të vogël sepse jam e fiksuar me emrat, por tani pas martesës dihet se çfarë vjen”.