LIFESTYLE, 13 Tetor 2023, 14:28

Komentet e Miley Cyrus për të motrën nuk priten fare mirë nga kjo e fundit: Mungesë respekti

Komentet e Miley Cyrus për të motrën nuk priten fare mirë

Një intervistë e rishfaqur e Miley Cyrus, e vitit 2020, ka bërë që të gjithë të mendojnë se ka një mosmarrëveshje familjare me motrën e saj më të vogël, Noah.

Bëhet fjalë për një intervistë në podcastin e Joe Rogan Experience, ku Miley shprehu mendimet e saj të sinqerta për rritjen e famës dhe mënyrën se si familja e saj e përballon atë, si dhe për aspiratat e Noah për muzikën.

Miley Cyrus fitoi famë të konsiderueshme që në fëmijëri kur iu bashkua serialit të Disney-t “Hannah Montana”.

“E gjithë familja ime shkon në profesionistë të shëndetit mendor për ta përballur, dhe disa nga anëtarët e familjes sime preferojnë më shumë vëmendje se të tjerët.”

Ajo më pas vazhdoi të diskutojë aspiratat e motrës së saj Noah, ndërsa tha:

“Noah pëlqen të jetë artiste dhe të jetë muzikante.”

“Noah ka këngën më dëshpëruese që do të dëgjoni ndonjëherë”, duke shtuar se ajo e quan “Fundi i gjithçkaje”.

Megjithatë, më vonë ajo e quajti motrën e saj si një fëmijë emo 20-vjeçar.

“Noah tenton ta krahasojë veten me mua. Ajo me të vërtetë e ka këtë ide për mua,” -u shpreh Miley. “Ajo ka një këngë ku thotë: “Motra ime është si rreze dielli / Do ta ndjek kudo që të shkojë / Por unë jam më shumë si një re shiu.”

Prezantuesi i tha se motra e saj më e vogël duhet “të shkojë te mjeku”, ndërsa Miley ia ktheu:

“Ajo po e bën këtë gjë. Të gjithë shkojmë shumë te doktori. Ajo po merret me këtë gjë. Por ajo është vetëm 20 vjeç, kështu që shqetësohem për të.”

Më vonë, Noah iu përgjigj videos teksa postoi një koment në videon e intervistës në TikTok, duke thënë:

“Mungesa e respektit në këtë video…”

Nuk dihet se çfarë po ndodh mes motrave, por është e qartë që situata e krijuar nuk është aspak miqësore.