TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Xheni Karaj, ka publikuar një fotografi me partneren e saj, në Ditën e Vizibilitetit të Lesbikeve.
"Përqafojeni të vërtetën tuaj, festojeni dashurinë dhe lëreni dritën tuaj të shndërrijë fuqishëm në Ditën e Vizibilitetit të Lesbike dhe çdo ditë tjetër.
Dita e Vizibilitetit të Lesbike nuk është vetëm për dashurinë, por për fuqizimin, forcën dhe shpirtin e pathyeshëm të grave që dashurojnë gratë. Qëndroni krenarë, thyejini barrierat dhe sëbashku do të shkruajmë të ardhmen, ku të gjitha gratë shihen dhe vlerësohen për atë që janë. Dashuria është dashuri dhe historia jote është e bukur!", shkruan Karaj në rrjetet sociale.


