LIFESTYLE, 12 Tetor 2023, 16:14

Pas incidentit me truprojën, edhe vetë Shakira kritikohet ashpër pasi shtyu një fanse

Pas incidentit me truprojën, edhe vetë Shakira kritikohet ashpër

Gjatë gjithë karrierës së saj Shakira ka qenë një artiste e cila ka qenë e afërt me fansat.

Megjithatë, kjo është vënë në dyshim pasi u rishfaq një video, e cila tregon se këngëtarja shtynte një grua.

Në klipin, për të cilin nuk dihet as origjina dhe as konteksti, shihen disa persona në pritje të këngëtares.

Disa policë rrethojnë zonën për të garantuar sigurinë, por një zonjë arrin t’i afrohet shumë këngëtares dhe e regjistron me celular. Ky është momenti kur Shakira duket se e largon, duke e shtyrë për krahu, para se t’u afrohet disa fansave të tjerë duke buzëqeshur.

Videoja që qarkullon në TikTok është bërë virale dhe ka gjeneruar opinione të përziera. Disa njerëz e kanë cilësuar Shakirën të vrazhdë dhe jo miqësore për sjelljen e saj. E ndërsa shumë e kritikuan sjelljen e Shakirës, të tjerët i dolën në mbrojtje, duke thënë se gruaja ishte fajtore që u afrua shumë me këngëtaren, sipas El Tiempo.