LIFESTYLE, 7 Tetor 2023, 14:34

Neymar dhe Bruna Biancardi bëhen prindër, zbulojnë emrin dhe fotot e para të bebit

Neymar dhe Bruna Biancardi bëhen prindër, zbulojnë emrin dhe

Superylli i Al-Hilal, Neymar Jr sot në mëngjes njoftoi lindjen e vajzës së tij me partneren Bruna Biancardi. Ai ndau një seri fotosh të adhurueshme në X me të voglën dhe falënderoi fëmijën e tyre që i zgjodhi, duke zbuluar edhe emrin e saj.

Mavie jonë mbërriti për të përmbushur jetën tonë”, ka shkruar Neymar në portugalisht. “Mirë se erdhe bijë! Tashmë je shumë e dashur për ne. Faleminderit që na zgjodhe.

Edhe Bruna Biancardi ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi në të cilat shihen të dy duke mbajtur në krahë vajzën e tyre të sapolindur, Mavie.

Neymar dhe Biancardi njoftuan shtatzëninë në prill me një postim special në Instagram. Neymar ka edhe një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)