LIFESTYLE, 14 Shkurt 2022, 10:37

‘Keni dhe një shans’/ Einxhel këshillon Donaldin: Rregullo punët me Trixën për 14 shkurt

‘Keni dhe një shans’/ Einxhel këshillon Donaldin: Rregullo

Këshilla e Einxhel Shkirës për Donaldin nuk u prit dhe aq mirë nga aktori.

Teksa po bisedonin në oborr për ditën e Shën Valentinit, Einxhel e këshilloi Donaldin të bëjë ndonjë gjë për Trixën në mënyrë që të pajtohet.

Donaldit nuk i ka pëlqyer që Trixës i ka mbetur hatri për një batutë dhe tha se nuk dëshiron të bëjë diçka e për më tepër është tip që nuk e feston këtë ditë.

Einxhel këmbënguli duke i thënë se duhet të bëjë diçka për këtë ditë.

BISEDA:

Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit Shën Valentinin, mund ta rregulloni.

Beniada: Jo mos mendo Shën Valentinin se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.

Donaldi: Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka për Shën Valentinin?! Unë s’jam tip Shën Valentini e para.

Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip Shën Valentini mund të bësh diçka.

Donaldi: Jo, jo, nuk…

Beniada: Jam dakord.